Prej më shumë se 20 vitesh një prej rrugëve në fshatin Golem në njësinë administrative Rrethina vazhdon që të jetë totalisht e amortizuar. Situata vështirësohet më shumë gjatë stinës së dimrit, duke e bërë pothuajse të pamundur kalimin.

Banorët shprehen se në mungesë të ndërhyrjes nga institucionet përgjegjëse për ndërtimin e infrastrukturës rrugore, janë detyruar të investojnë me parat e tyre për të mirëmbajtur rrugën.

Banorët thonë se pavarësisht kërkesave që kanë bërë, deri më tani nuk është marrë asnjë masë për rikonstruksionin e këtij aksi.

Një shqetësim në këtë zonë përveç mungesës së infrastrukturës rrugore është edhe mungesa e ndriçimit. Ndaj apeli I banorëve ndaj institucioneve përgjegjëse është të investojnë në fshatin Golem të njësisë administrative Rrethina, pasi prej vitesh është lënë në harresë.