
Prej 35 vitesh banorët e fshatit Bardhaj ndeshen me probleme të shumta, mungesa e infrastruktures, si dhe mos pastrimi i kanaleve anësore të rrugës janë kthyer në shqetësim për këtë komunitet.
Në këtë segement rrugorë që lidhë fshatin Bardhaj me Bleranin në njësinë administrative Rrethina mungon plotësisht asfalti, banorët kërkojnë që të ndërhyet për rehabilitimin e kësaj rruge.
Vetëm pak ditë më parë kjo zonë u përfshi nga përmbytjet për shkak të çarjes së kanalit vaditës, duke dëmtuar edhe më shumë rrugën kryesore që lidh këto dy fshatra.






