Policia Kufitare e Shkodrës ka ndaluar një 20-vjeçare e cila rezultonte e zhdukur.

Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet A.B. e cila ishte larguar nga banesa prej datës 11 Nëntor. Prej asaj dite, kërkimet nga ana e familjarëve dhe policisë për të renë kishin rezultuar pa sukses. Vajza ishte larguar pa dhënë asnjë paralajmërim për familjarët e saj. E reja deklaroi pas shoqërimit në polici se ishte larguar me dëshirë nga familja e saj. Ajo tha se donte të bënte jetën e saj dhe nuk kishte dëshirë të rikthehej.

Policia dyshon se e reja do të trafikohej. Në momentet e ndalimit ajo ishte e vetme, por dyshimet janë se vajza mund të jetë mashtruar dhe përtej kufirit pritej nga dikush shkruan JavaNews. Dosja i ëhstë përcjellë prokurorisë e cila pritet të bëjë bllokimin e tabulateve telefonike për të zbuluar personat me të cilët ka komunikuar 20-vjeçarja. Ndërkohë, edhe familjarët kanë shprehur dyshimet e tyre se vajza mund të ishte larguar me ndonjë djalë.

Artikulli paraprakAKSIDENT ME PASOJË VDEKJEN NË AKSIN FUSHË KRUJË-MILOT
Artikulli tjetërNGJARJE E RENDE,BURRI GJENDET I VARUR NË PEMË