Rezervati i mbrojtur i Velipojës në këto 25 vitet e fundit është lënë totalisht në harresë të plotë. Ndër vite ai rezervat ka nisur të degradojë si shkak i indiferencës dhe neglizhencës totale ndaj tij.

Shkurret që në hyrje pothuajse e po ashtu në të gjithë hapësirën e rezervatit përveçse kanë zënë shumë hapësirë janë tejet të dmëshme për bimësinë në atë rezervat. Shumë prej rrugëve që të çojnë në pjesë të ndryshme pothuajse janë të bllokuara ose në to kalohet me vështirësi, kjo si shkak i mospastrimit. Disa prej segmenteve të ngushta të rezervatit janë zënë nga balta dhe është edhe e frikshme për të qarkulluar aty sepse mund të ketë edhe ndonjë gropë ku mund të fundosesh.. Në ditët e sotme fare mirë, plepi kanadez i mbjellë para 40 viteve mund të shembet duke dëmtuar qoftë rojet e rezervatit apo edhe ndonjë turist të rrallë që bën ndonjë vizitë atje. Disa prej pemëve ndodhen të thyera ose të tjera që janë thyer janë lënë aty duke qenë një rrezik i përhapjes së ndonjë epidemie për bimësinë por edhe kafshët e shpendët që mund të kenë mbetur. Në shumë pjesë ka edhe mbeturina. Dy kullat e vrojtimit janë të rrezikshme sepse janë amortizuar ndaj edhe mund të rrëzohen. Nga ana tjetër, në derdhjen e Bunës që po ashtu është pjesë e rezervatit të mbrojtur erozioni ka krijuar dëme të mëdha duke shkatërruar bimësinë por duke ndikuar edhe për shpendët e ndryshëm. Gjithsesi rezervati i Velipojës mbetet një prej pjesëve më të rëndësishme me një sipërfaqe rreth 600 hektar tokë, me katër laguna, 180 specie që shumë prej tyre ndër vite kanë rrezikuar zhdukjen dhe pjesa tjetër i takon gjelbrimit të cilit nuk i është kushtuar rëndësi.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/xrgRDK1Xxuw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]