Manchester United nuk di të fitojë. “Djajtë e Kuq’ janë ndaluar në shtëpi duke barazuar pa gola përballë Newcastle. Ekipi i drejtuar nga Van Gal arriti që të krijonte disa raste për shënim, por para portës mungoi finalizimi i saktë nga Runi, Mata dhe pjesa tjetër e ekipit.

Në tre ndeshjet e zhvilluara United ka 7 pikë, por Van Gal vazhdon që të kërkojë një sulmues dhe ideja e fundit është braziliani Neymar nga Barcelona, por një lëvizje e tillë është e pamundur. Benzema duket më afër Arsenalit se Manchester United, ndërsa Pedro e tradhtoi duket zgjedhur Chelesa.     BUNDESLIGË, BAYERN PËSON GOLIN MË TË SHPEJTË NË HISTORI. Kevin Volland i ekipit të Hoffenheim shkroi të shtunën emrin në listën e lojtarëve që ka shënuar golin më të shpejtë në kampionatin gjerman, teksa befasoi Bayern Munich në vetëm pak sekonda, pasi topi u nis nga mesfusha. Megjithatë Bayern barazoi në pjesën e parë me Thomas Mueller, ndërsa të në të dytën mbeti me  një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Boateng. Por fati në këtë ndeshje ishte me Guardiolën, pasi fillimisht Hoffenheim humbi penalltinë me Polonskin, ndërsa në minutat e fundit Levandovski arriti të shënonte golin e fitores për Bayern.     SERIA A, ROMA E NIS ME BARAZIM, LACIO FITON. Roma e nis edicionin e ri në kampionatin italian të futbollit aty ku e përfundoi duke vazhduar makthin e barazimeve. Kryeqytetasit u ndalën në premierën e kampionatit nga Hellas Verona jashtë fushe në një barazim 1-1. Në këtë ndeshje pritej shumë  nga verdhekuqtë, por ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh me Bosko Jankovic, ndërsa Alessandro Florenzi barazoi duke rikthyer shpresën për një nisje me fitore, por që ëndrra nuk u bë realitet për romanët. Lacio arriti të fitonte 2-1 përballë Bolonjës. Një meritë të vecantë ka edhe portieri shqiptar Berisha që ishte në portë.     PRIMERA DIVISION ATLETIKO E NIS ME FITORE. Antoine Griezmann i dha 3 pikët e para Atletikos së Madridit këtë edicion në sfidën e fituar përballë Las Palmas. Nesër është radha e Barcelonë, e cila do të ndeshet për herë të tretë me ekipin e Bilbaos, pas dy herëve në Superkupë këtë herë në kampionat. Ndërsa Reali i Madridit e nis jashtë fushe me Sporting Gijon. 

Artikulli paraprakVLLAZNIA GJEN NJË SULMUES, FIRMOS MOHAMAD KDOUH
Artikulli tjetërKOSOVARËT: ÇMIMET E LARTA, MUND TA BRAKTISIM VELIPOJËN