KOMEDIA SILLET TEK SPEKTATORI MJAFT AKTUALE EDHE PAS 2500 VITESH. Më 27 dhe 28 maj 2015 një grup studentësh të Fakulteteve të ndryshme të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” do të sjellin në skenën e teatrit “Migjeni” me një trajtim aktual, komedinë e njohur “Bretkosat” të Aristofanit. Kjo shfaqje vjen nË bashkepunim me teatrin ” Migjeni” dhe Dega e Kulturës dhe të Shtypshkrimit.

Pas disa muajsh provash dhe përkushtimi të përditshëm, ky grup studentësh të pasionuar pas artit do të na bëjnë të reflektojmë rreth një teksti që ështe shkruar rreth 2500 vite më parë dhe është po kaq aktual edhe sot. Kjo komedi të tërheq vëmendjen jo vetëm nga mënyra sesi përcillet tek spektatori por edhe për faktin se i gjith kasti i aktoreve janë djem dhe vajza të reja që aspirojnë një të ardhme në aktrim. Duket si një e dhënë mjaft bindëse se madhështia e teatrit “Migjeni” do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.

Artikulli paraprak“QYTETAR NDERI” PËR AUDITUESIT E KROACISË E MALIT TË ZI
Artikulli tjetërTONIN MARINAJ MERR MBËSHTETJEN E BANORËVE NË BOGË