
Filmi “Pasaporta” me regji të Eduart Grishaj u shfaq premierë në kinema “Republika” në Shkodër në një mbient të ngrohtë mes miqsh,kolegësh dhe personalistetesh të artit dhe kulturës. Edoni dhe Vlera janë dy të rinj që duan të largohen nga Shqipëria, në mënyrë ilegale. Ata lidhen me një grup mafioz të strukturuar të cilët do t’i çojnë drejt Kanadasë me pasaporta fallco. Edoni dhe Vlera duhet të bëjnë sikur janë një çift. Rruga është plot me peripeci dhe sfida. Ata dashurohen me njëri-tjetrin, pa marrë parasysh rrezikun që u kanoset.
Për regjizorin Grishaj është gjithmonë i shumëpritur rikthimi në Shkodër ndërsa tregon mesazhin që filmi kërkon të përcjellë.
Indri Shiroka , në rolin kryesor të Edonit, mes hsumë emocionesh ,tregon se është dashuruar që në momentin e parë me këtë rol .
Filmi “Pasaporta” do vijojë të shfaqet cdo ditë në kinema ” Republika “në Shkodër .