NJË TEKST I SHKRUAR 2500 VITE ME PARË, I SJELLË NË REALITET. Në premierën e komedisë “Bretkosa” duket se kishte krijuar një impact mjaft interesant tek publiku I cili ka qënë I shumtë ne numër për të parë këtë shfaqe të shkruar 2500 vite më parë jo vetëm tek pedagogët por edhe tek qytetarë të thjeshtë.

Aktorët këtë komedi e kanë përcjellur me shumë emocion për faktin që të gjithë janë të rinj dhe dëshirojnë një të ardhme në botën e aktirmit aq më tepër në qytetin e Shkodrës I mbiquajtur prej vitesh “Djepi I kulturës” . Pas disa muajsh provash dhe përkushtimi të përditshëm, ky grup studentësh të pasionuar pas artit do të na bëjnë të reflektojmë rreth një teksti që ështe shkruar rreth 2500 vite më parë dhe është po kaq aktual edhe sot. Kjo komedi të tërheq vëmendjen jo vetëm nga mënyra sesi përcillet tek spektatori por edhe për faktin se i gjith kasti i aktoreve janë te rinj plot te ardhme ne skenen e teatrit Migjeni .

Artikulli paraprak KRERËT E RAJONIT NË TIRANË, RAMA – VUÇIÇ NË NJË LINJË
Artikulli tjetërSEVILJA RUAN KURORËN,FITON EUROPA LEAGUE