Komedia “Lumturi në fukarallek” pati mbrëmjen e së mërkurës premierën e saj në teatrin “Migjeni”. Kjo komedi vjen për publikun shkodran e shkruar nga Besnik Çinari dhe Tonin Çekliqi dhe aktorë të njohur për publikun.

Regjisori Besnik Cinari citoi arsyen përse vendosi të vij me këtë temë , i cili mendon se ajo kohë duhet rikujtuar në formë komedie. Nga ana tjetër, aktorja Rajmonda Marku shprehet se kjo komedi ka si qëllim të informoj brezin e ri për nje kohe qe ata nuk e kane arritur dhe nuk e njohin. Lumturi në fukarallek është një komedi që vjen për publikun shkodran para festave.

I njohur për veprat e tij , këtë rradhë mjeshtri I madh Besnik Çinari vjen në teatrin “Migjeni” me komedinë “Lumturi në fukarallek” , e cila natën e parë të premierës u mirëprit nga publiku shkodranë. Kjo komedi do jetë në teatrin “Migjeni” nga data 14 deri me 21 dhjetorë në orën 18:00.