Në Teatrin “Migjeni” u prezantua shfaqja “Zyshë e dashur”, me regji të Fritz Selmanit, si pjesë e programit të “Gjegju Fest”. Drama u prit mirë nga publiku, teksa të rinjtë në skenë sollën një histori të ngarkuar emocionalisht, duke reflektuar mesazhin kryesor të festivalit që trajton vështirësitë dhe dhunën ndaj gruas.

Aktorët e rinj Marsel Paplekaj, Jozef Marashi, Mirsi Kiri, Amar Fishta dhe Amelja Krosaj formuan trupën interpretuese, duke u përballur me role të vështira dhe me ngarkesë të madhe psikologjike.

“Gjegju Fest”, në edicionin e tij të parë, do të vijojë deri më 2 dhjetor, me shfaqje të tjera premierë që mbeten në të njëjtën linjë tematike kushtuar realitetit të gruas.

Artikulli paraprakAT PASHKO GOJÇAJ PREZANTON “KOHË NË SHTJELLË”
Artikulli tjetërGEGËRISHTJA NË POEZINË FEMËRORE