Një atmosferë festive u krijua në Teatrin “Migjeni” gjatë shfaqjes “Kartolinën ta dërgova”, e organizuar nga Bashkia Shkodër në kuadër të aktiviteteve të fundvitit. Muzika, humori dhe interpretimet skenike sollën një mbrëmje argëtuese për publikun shkodran.
Në skenë u ngjitën aktorë dhe këngëtarë të njohur, si dhe talente të reja, të cilët prezantuan një program të larmishëm me këngë festive dhe numra humori.
Shfaqja u shoqërua nga orkestra nën drejtimin muzikor të Ilir Zogës, ndërsa regjia u realizua nga Gerti Palali.
“Kartolinën ta dërgova” u prit me duartrokitje nga publiku, duke u kthyer në një nga mbrëmjet festive të organizuara në Teatrin “Migjeni” gjatë kësaj periudhe fundviti.

Artikulli paraprakSHKODËR, 10500 PERSONA TË VAKSINUAR KUNDË GRIPIT
Artikulli tjetërRAMA ME ‘KAMPIONËT E DIJES’: MEDALJE ARI PËR 190 NXËNËS EKSELENTË