
Ne Teatrin “Migjeni” në Shkodër u vu në skenë premiera e shfaqjes “Kërkoj vrasës për nënën”, një dramë tronditëse që prek themelet e familjes.
Shfaqja sfidon audiencën me pyetje të forta mbi moralin, përgjegjësinë dhe gjendjen e familjes, jo vetëm në Amerikë, por edhe në realitetin shqiptar, ku varfëria shpesh i shtyn njerëzit drejt zgjedhjeve ekstreme.
Për regjizorin, emocionet janë të shumta ndërsa shpreson që shfaqja të jetë kirpritur nga ardashësit shkodran.
Per trupen e aktoreve te cilet kete here ishin nga Shkodra, Tirana dhe Kosova, kjo veper ishte nje nga me te veshtirat per vete mesazhin qe jep.
Në një kohë kur dhuna në familje, varfëria dhe prishja e marrëdhënieve njerëzore janë realitete të prekshme, ‘Kërkoj vrasës për nënën’ është një thirrje për reflektim.