
Teatri Teatri “Migjeni” në Shkodër mirëpriti shfaqjen “Gomerët e Trojeve”, një komedi e errët me autor dhe regjisor Genti Bejko, e cila solli në skenë një ndërthurje mes antikitetit dhe realitetit të sotëm përmes humorit, ironisë dhe satirës sociale.
Vepra u prit me interes nga publiku shkodran, duke përcjellë mesazhe reflektuese mbi shoqërinë dhe problematikat e kohës, të trajtuara përmes një gjuhe artistike plot grotesk dhe situata ironike.
Regjisori i shfaqjes theksoi rëndësinë që ka teatri në raport me realitetin dhe mënyrën se si komedia mund të shërbejë si një formë reflektimi për publikun.
Edhe aktorët pjesëmarrës vlerësuan eksperiencën dhe angazhimin e tyre në këtë komedi, e cila sjell personazhe dhe situata të ndërtuara mbi ironi dhe satire sociale.
Komedia “Gomerët e Trojeve” do të vijojë edhe me një tjetër natë në skenën e Teatri “Migjeni”, duke rikthyer për publikun humorin dhe reflektimin përmes artit skenik.






