
Një ëngjëll bie në tokë në një fshat por banorët nuk e pranojnë të huajin derisa ky ëngjëll iu mëson atyre se askush në këtë botë nuk është i huaj. Kjo është premiera “Vizita” që u shfaq në teatrin “Migjeni” me regjinë e italianit Davide Iodice, me teksin e George Wells.
E gjithë shfaqja “Vizita” që në thelb ka një të huaj është një tablo e Shqipërisë të 80 viteve të fundit duke përfshirë jetesën në komunizëm por edhe tranzicionin e vështirë 33 vjeçar që Shqipëria nuk po e kapërcen ende.
Emocionet janë të mëdha për Rita Gjekën e cila drejtoi për 8 vite teatrin “Migjeni”. Për të kjo ishte shfaqja e fundit edhe si aktore edhe si drejtore në atë teatër pas emërimit të Arian Çuliqit si drejtori i ri.
Shfaqja “Vizita” vjen si një bashkëpunim me teatrin e Sardenjës në Itali dhe Institutin Italian të Kulturës ndërsa pas Shkodrës do vijojë edhe në teatrin kombëtar në Tiranë me 1 dhe 2 nëntor.


