Viti i ri arsimor në Bashkinë Vau Dejës, ka nisur me investime. Shkolla fillore ne fshatin Dheu i Lehte ne njesine Administrative te Hajmelit, eshte rikonstruktuar plotesisht dhe ka pritur nxenesit per vitin e ri shkollor 2015-2016. Nje pamje krejtesisht tjeter, duke e kthyer kete shkolle ne nje premtim te dhene nga kryetari i bashkise Vau Dejes, Zef Hila.

Administratori i njesise administrative te Hajmelit, Bernard Ndreca, eshte shprehur se ky investim vjen fale insistives dhe kembenguljes se kryetarit te Bashkise Vau Dejes.Por pervec, shkolles ne Dheun e Lehte, gjate ketyre diteve po punohet intensivisht ne menyre qe brenda pak ditesh, gjithcka te jete gati edhe ne Shkollen e Vau Dejesit. Nje shkolle e cila, tashme nuk do te jete e perbasghket per ciklin 9 vjecar dhe te mesem, por do te jete e ndare, sipas se cilit arsim perkates. Prej disa ditesh aty kane nisur punimet dhe sipas drejtuesve te Bashkise Vau Dejes, brenda nje harku kohor te shkurter, ky objekt do te jete i rikonstruktuar dhe ne kushte optimale. Arsimi, eshte nje nga prioritetet e punes se programit kater vjecar te Bashkise Vau Dejes, dhe si i tille, vemendja eshte perqendruar ne cdo qender te dijes ne territorin e Bashkise Vau Dejes.

Artikulli paraprak90-VJETORI I CAMAJT, SJELL DRAMEN “KANDILI I ARGJANDIT”
Artikulli tjetërAKSIDENT NË LAGJEN TEPE, NË GJËNDJE TË RËNDË 70 VJEÇARI