
Ne kuader te muajit te ramazanit, presidenca e ekipit të futbollit Besëlidhja shtroj një iftar për të gjithë klubin. Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, drejtuesit, stafi dhe lojtarët u mblodhën së bashku për të ndarë vlera, unitet dhe respekt gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ky aktivitet shërbeu jo vetëm si një moment reflektimi dhe besimi, por edhe si një mundësi për të forcuar lidhjet brenda klubit, duke e konsideruar Besëlidhjen si një familje të madhe.
Pas marrjes së drejtimit nga biznesmeni Pjerin Fushaj, falë investimeve të kryera prej tij, klubi i futbollit Besëlidhja ka ndryshuar dukshëm, si në organizim ashtu edhe në rezultatet në fushë. Futbolli lezhjan po rikthehet drejt lavdisë së dikurshme, ndërsa skuadra vijon të kryesojë kampionatin, duke shkuar e sigurt drejt ngjitjes në Kategorinë e Parë.






