Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Kosovë.Ambasada është shprehur se është mjaft e zhgënjyer nga deklarata e kreut të qeverisë shqiptare për një president të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ambasada e ka cilësuar gjuhën e përdorur nga Rama si të shkujdesur dhe të padobishme.

Ambasada e SHBA mbeti e zhgënjyer nga deklarata e Kryeministrit Rama mbi Shqipërinë dhe Kosovën me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Gjuha e shkujdesur që aludon për bashkim është e padobishme dhe dëmton marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinje. Ne i bëjmë thirrje udhëheqësve që të jenë fqinjë të mirë dhe të lënë mënjanë gjuhën ndarëse të së shkuarës” – shkruan ambasada në Twitter.

 

Artikulli paraprakAZILANTË, FRANCA LIGJE TË ASHPRA EMIGRANTËVE ILEGALË
Artikulli tjetërSHPËRTHIM BANESËS NË FUSHË – KRUJË