Presidenti i Brazilit, Michel Temer është vënë nën akuzë për korrupsion pasi dyshohet se i ka bërë presion një ministri të kabinetit që të angazhohet në disa afera korruptive.

Ish ministri i kulturës Marcelo Calero tha zoti Temer kërkoi për të ndihmuar një tjetër ministër në një marrëveshje biznesi personal. Ai tha se i kishte kërkuar që të lejonte ndërtimin e apartamenteve luksoze në një lagje historike në Salvador. Ministri Calero dha dorëheqje javën e kaluar, ndërsa Presidenti Temer i ka mohuar akuzat. Megjithatë, Presidenti ka pranuar se ka folur me ministrin Calero rreth këtij projekti.