
Presidenti i republikës Bajram Begaj ka përshëndetur hapjen e grup-kapitullit të 2-të të negociatave me BE, duke e vlerësuar një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian. Në një postim në rrjetet sociale, presidenti Begaj shkruan:
“Hapja e grup-kapitullit të 2-të të negociatave, “Tregu i Brendshëm”, në kuadër të Konferencës së katërt Ndërqeveritare Shqipëri-BE.
Të vazhdojmë përpara me shumë përkushtim, bashkëpunim, përgjegjësi dhe më shumë punë për të ecur të palëkundur drejt anëtarësimit në BE.