Mblidhet me urdhër të Presidentit Bajram Begajt, Këshilli i Sigurimit Kombëtar. Në fokus të diskutimit është rreziku nga sulmet kibernetike, pas ngjarjeve të paprecedenta në korrik të vitit të kaluar, ku vendi ynë u sulmua disa herë.

“Një vit më parë, ne u përballëm me sulme shumë të rënda, komplekse dhe sofistikuara kibernetike. Sulmet synuan shkatërrimin e infrastrukturës dixhitale të Republikës së Shqipërisë, me qëllim nxitjen e destabilitetit në vend. Institucionet tona bënë të mundur që aktorët që ndërmorën këto sulme të mos e realizonin qëllimin e plotë të tyre. Bashkëpunimi me partnerët strategjikë SHBA, BE, NATO-n ka mundësuar trajnimin e specialistëve, ekspertëve etj. Ligji i ri për sigurinë kibernetike dhe strategjia kombëtare e sigurisë kibernetike do i shërbejnë më së miri ndërtimit të kapaciteteve moderne”, tha Begaj.

Sipas tij “Pavarësisht masave të marra aktorët kërcënues kibernetikë, kryesisht të mbështetur dhe financuar nga Republika Islamike e Iranit e kanë zgjeruar veprimtarinë e tyre. Sulmet kibernetike janë shtuar si në sasi, por janë bërë edhe më të sofistikuar. Një vit pas sulmeve është koha të reflektojmë se çfarë kemi bërë, sa të përgatitur jemi në përballje me sulme të mundshme. Të vendosim se ku duhet të fokusohen përpjekjet dhe investimet tona për forcimin e mëtejshëm të mbrojtjes kibernetike. Krahas sigurisë kibernetike ne do diskutojmë edhe për çështje të tjera me rëndësi për sigurinë kombëtare. Diskutimet gjate KSK edhe mbi kërcënimet që vijnë nga Irani në formën e propagandës dhe në forma hibride”.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPO TENTOHEJ TË MUROSEJ, SEKUESTROHET ‘KALLASHNIKOVI’ NË SHKODËR, DYSHOHET TË JETË PËRDORUR PËR NGJARJE KRIMINALE
Artikulli tjetërBORIÇ I MADH, MBETURINAT DIGJEN NË MES TË DITËS