
Në “Logun e Bjeshkëve një nga festat më të bukura të Malësisë së Madhe, i pranishëm ishte edhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj i cili në rrjetet e tij sociale ka shpërndarë një video nga ky aktivitet teksa shkruan:
“Logu i Bjeshkëve”, festa e trashëgimisë sonë kulturore, që mblodhi në Kelmend malësorë dhe qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare rreth vlerave të identitetit, krenarisë dhe bukurisë. Në Malësi, identiteti dhe traditat nuk janë muzeale. Ato janë pjesë e të përditshmes, jetohen, ruhen në sofra, në biseda, në ndërlidhjet me natyrën, në vargjet e kësaj zone, si ato të Gjergj Fishtës që na flasin përjetësisht.






