Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së vitit të ri gjyqësore.

Presidenti Begaj tha se kjo shënon edhe hapjen e një kapitulli të ri, përgjegjësie të përbashkët, duke shtuar se drejtësia është garancia që i jep kuptim shtetit.

“Drejtësia është garancia që i jep kuptim shtetit. Ky vit gjyqësor përkon me 10 vjetorin e Reformës në drejtësi e ndërtuar me mbështetjen e partnerëve. Reforma ishte përgjigje e domosdoshme ndaj një krize të thellë besimi dhe krijoi pritshmëri për drejtësi të larta. 10 vite më pas rezultatet janë të dukshme”, tha ai.

Artikulli paraprakSADUSHI: DREJTËSI E PAVARUR DHE E PËRGJEGJSHME, MBËSHTETJE NGA PUSHTETI LEGJISLATIV E EKZEKUTIV
Artikulli tjetërMINISTRI I DREJTËSISË KRITIKA ILD-SË: PAVARËSIA S’MUND TË JETË ALIBI PËR MOSVEPRIM DHE MUNGESË LLOGARIDHËNIEJE