Në vazhdim të vizitës së tij zyrtare në Shkodër, presidenti i Repulikës Bajram Begaj ka zhvilluar takime me përfaqësues të komuniteteve fetare. Fillimisht, ai ka vizituar myftininë e Shkodrës, ku është pritur dhe ka bashkëbiseduar me myftiun Imam Muhamed Sytari.
Në hyrje të Arqipeshkvisë Metropolitane Shkodër- Pult, Presidenti Begaj është pritur nga presidenti I Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë Imzot Angjelo Masafra, njëkohësisht edhe arqipeshkëv metropolit i Shkodër- Pult.

Vizitat në selitë e komuniteteve fetare të presidentit Begaj, janë mbyllur në Katedralen Ortodokse të Shkodrës, ku është pritur nga At Aleksandër Petani.

Kreu I shtetit ka dashur të përcjellë mesazhin e harmonisë fetare në mes besimeve të ndryshme, ku padyshim Shkodra është shembullli që duhet ndjekur.

Në mbyllje të vizitës së tij në Shkodër, nuk mund të mungonte edhe një vizitë në muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi”, ku presidenti Begaj është njohur me një nga pasuritë më të vyera të Shqipërisë.