Presidenti Bujar Nishani ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend, ligjin për Arsimin e Lartë, të miratuar në seancën plenare të 21 Korrikut, vetëm me votat e mazhorancës. Presidenti Nishani argumenton se ligji bie ndesh me Kushtetutën, Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, me jurisprudencën me fuqi detyruese të Gjykatës Kushtetuese dhe të GJEDNJ -së dhe ligje të tjera në fuqi.

Sipas kreut të shtetit, fryma mbi bazën e të cilit është konceptuar dhe ndërtuar ligji nuk garanton autonominë e arsimit të lartë, gjë e cila është dhe baza për të garantuar vijimësinë e procesit të Bolonjës dhe përmbushjen e detyrimeve që vijnë nga dokumentet ndërkombëtarë, të cilat janë të detyrueshme për Shqipërinë.Kushtëzimi i të drejtës për arsimin e lartë është një tjetër shqetësim që ngre në argumentat e tij Presidenti Nishani. Sipas kreut të shtetit, ligji nuk përmban asnjë rregullim në lidhje me vendosjen e tarifave në Institutet e Arsimit të Lartë Jopublike apo Publike të Pavarura. Ai thotë se në të nuk ka asnjë rregullim në lidhje me kufirin minimal dhe maksimal dhe për më tepër nuk ekzistojnë kritere, mbi bazën e të cilëve do të vendosen këto tarifa. Cënimi i autonomisë së Institucioneve të Arsimit të Lartë është një tjetër pikë ku kreu i shtetit shpreh jo pak rezerva në argumentimin e tij ligjor. Çështje, që sipas tij, ka gjetur trajtim në një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2009.Pas kthimit në Kuvend për rishqyrtim nuk dihet nëse mazhoranca do t’i marrë në konsideratë vërejtjet e Presidentit Nishani, apo do të kalojë sërish në votim variantin që nuk u dekretua nga kreu i shtetit. Ligji për Arsimin e Lartë u kundërshtua nga stafet akademike, pedagogë e studentë se bie ndesh me Kushtetutën dhe cënon autonominë e universiteteve. Kundër ligjit u shpreh edhe opozita, e cila ka paralajmëruar dërgimin e tij në Gjykatën Kushtetuese.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA E 9-TA NË BOTË PËR ÇMIMIN E SHTRENJTË TË NAFTËS
Artikulli tjetërSHKODËR ,ASGJESOHEN 879 RRËNJE BIMË NARKOTIKE