Presidenti Bujar Nishani reagon per deklaraten e PS

Presidenca ka reaguar mbrëmje ne sotme në lidhje me deklarata e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, i cili në sallën e parlamentit u shpreh se presidenti nuk e ushtroi kompetencën e tij. Në një deklaratë për median, zyra e Presidentit Bujar Nishani është shprehur kjo është një deklaratë e deformuar dhe dashakeqëse. Deklarata e plotë e Presidencës së Shqipërisë: Në lidhje me deklaratën e sotme në seancën e Kuvendit të kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, se Presidenti i Republikës nuk e ushtroi kompetencën e tij në procesin e përzgjedhjes së komisioneve të Vettingut, Institucioni i Presidentit të Republikës informon qytetarët se deklarata nuk është korrekte, por e deformuar dhe jo transparente. Parlamenti e miratoi ligjin përkatës në tejkalim të afateve që ishin vendosur në Kushtetutë për Presidentin e Republikës duke ja pamundësuar totalisht pjesëmarrjen në këtë proces. Për fat të keq, përjashtimi i Presidentit të Republikës nga i gjithë ky proces i rëndësishëm, ka qenë një politikë konstante megjithëse ishte pikërisht Presidenti i Republikës, institucioni i parë që inicioi fillimin e reformës së drejtësisë në tetor të vitit 2014 kur ende askush nuk po merrte një iniciativë të tillë. Edhe një herë, duke theksuar rëndësinë e këtij procesi, Presidenti i Republikës i bën thirrje deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe të gjithë aktorëve të përfshirë, të tregojnë respekt dhe zbatojnë me korrektesë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Ku sqarim bëhet në shërbim të transparencës për qytetarët shqiptarë, dinjiteti dhe integriteti i të cilëve është dimensioni më i rëndësishëm se cdo gjë tjetër për Presidentin e Republikës.

Artikulli paraprakME ARMË NË ‘JEEP’, ARRESTOHEN 3 SHQIPTARË NË IRLANDË
Artikulli tjetërPLUMBA TË RIUT, SHQIPTARËT BËJNË ATENTAT NË ITALI