Bullgaria do të mbajë zgjedhjet e hershme parlamentare më 26 mars, ka njoftuar përmes një komunikate presidenca e këtij vendi anëtar të Bashkimit Evropian.

Presidenti Rumen Radev, i cili e ka filluar mandatin gjatë këtij muaji, e ka caktuar ish kryetarin e parlamentit, Ognian Gerdzhikov si kryeministër të përkohshëm. Të premtën është paralajmëruar që parlamenti bullgar do të shpërbëhet.