Dënimi i Skenderbeut nga UEFA apo edhe dyshimet për trukime sëfundmi të ekipit të Teutës nuk shërbejën aspak pozitivisht për imazhin e Shqipërisë.

Kështu shprehet presidenti i FSHF Armando Duka. Ekipi i Skenderbeut u dënua nga UEFA me një vit për të mos marrë pjesë në kompeticionet europiane për shkak të trukimeve të ndeshjeve në sezonet e kaluara. Korçarët ankimuan në CAS në Lozanë por gjykata la në fuqi vendimin e UEFA-s. Edhe Teuta dyshohet për trukime ashtu siç edhe disa ekipe të tjera të Superligës.