Presidenti i Egjiptit deklaroi se marrëveshjet e sotme për Gazën “hapin derën për një epokë të re paqeje dhe sigurie në Lindjen e Mesme.”

Abdel Fattah al-Sisi tha se “përfundimi i luftës në Gaza duhet të shënojë fundin e të gjitha luftërave në rajon.”

Ai njoftoi se Egjipti do të presë një samit për rindërtimin e Gazës.

Gjithashtu, al-Sisi theksoi se zgjidhja me dy shtete është “e vetmja mënyrë për të përmbushur aspiratat e popullit palestinez dhe atij izraelit për t’i dhënë fund konfliktit.”

“Paqja nuk ndërtohet nga shtetet dhe qeveritë, por nga njerëzit që besojnë se armiqtë e djeshëm mund të jenë miqtë e sotëm,” – u shpreh ai.

Teksa al-Sisi ftoi presidentin Trump në skenë, ai shtoi: “Dua të shpreh vlerësimin tim të madh për përpjekjet e presidentit Trump.”

Artikulli paraprakKREU I BASHKISË SHKODËR BENET BECI TAKIM ME PRODUCENTIN E NOMINUAR PËR ÇMIMIN OSCAR HARVEY ASCOTT
Artikulli tjetërMARRËVESHJA E PAQES PËR GAZËN, REAGON PRESIDENTI BEGAJ: MOMENT HISTORIK