Sheiku Mohammed Bin Zayed Al Nahyan vjen sot në Tiranë në vizitën e tij të parë zyrtare si Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe. Duke njoftuar vizitën e presidentit të Emirateve Arabe, kryeministri theksoi dje se vizita e tij në Shqipëri shënon një gur të rëndësishëm kilometrik dhe të një partneriteti të forcuar kohët e fundit.

“Vizita e presidentit të Emirateve dhe njërit prej udhëheqësve më të respektuar të botës së sotme shënjon një gur të rëndësishëm kilometrik dhe të një partneriteti që është forcuar shumë kohët e fundit”, tha Rama dje

Vizita e tij është në kuadër të realizimit të programit të monitorimit të rrugëve dhe shkollave me teknologjinë më të lartë si dhe krijimi i ndërmarrjes së përbashkët të letrave me vlerë

“Miku ynë i çmuar vjen me një delegacion të nivelit të lartë, për të vendosur të tjera piketa, në rrugën e një partneriteti që bazohet tek interesat e përbashkëta, por ushqehet nga një miqësi shumë e sinqertë shtetërore por edhe personale. Jam shumë krenar që Shqipëria mirëpret miq si sheiku Mohammed Bin Al Zayed, diçka që deri pak vite më parë as nuk mund të imagjinohej!”

Kryeministri Rama tha se Sheiku Mohammed Bin Zayed Al Nahyan nxiti marrëveshjen për portin turistik të Durrësit, si dhe ishte kyç në marrëveshjen trepalëshe me Italinë për investimin strategjik për lidhjen nënujore energjetike që do të jetë themelore në transformimin e Shqipërisë në eksportuese neto të energjisë elektrike dhe shtet i pavarur nga ana energjetike në të gjithë rajonin. Po ashtu me mbështetjen e tij KESH-i ynë dhe kompania e ekselencës “Masdar Group, kanë hyrë në rrugën e bashkimit, në një plan tejet ambicioz, në rritjen e kapaciteteve prodhuese të energjisë së gjelbërt. Presidenti Bin Zayed ishte donatori më i madh për fondin e rindërtimit pas tërmetit shkatërrimtar në Durrës dhe lagja e re në Spitallë është ndërtuar e gjitha prej tij.

Artikulli paraprakSULMET E JOQ, REAGON DREJTORI I AKSH LEZHE ALTIN GJERGJI
Artikulli tjetërZGJEDHJET E 11 MAJIT/ REGJISTROHEN 26 PARTI POLITIKE, BASHA E ALIBEAJ ENDE PA KËRKESË!