Pas shumë luftrash e persekutimesh ndër shekuj Dukagjini ka marrë titullin “Nderi i Kombit” nga presidenti i Republikës Bujar Nishani.

Në ceremoninë e zhvilluar në presidencë, kreu i shtetit dha titullin nderi i kombit për deputetin e parë opozitar Kolë Prela i cili u pushkatua nga regjimi monist. Poeti Frederik Rreshpja u nderua me titullin “Mjeshtër i Madh”, pas vdekjes. Drejtues dhe përfaqësues të shoqatës atdhetare “Dukagjini”, promotore e propozimeve të këtyre titujve falenderuan presidentin Nishani. Pas ceremonisë nuk munguan këngët tradicionale të Dukagjinit ndërsa në fund Nishani u zhvesh nga kostumi presidencial duke kërkuar që kryesisht brezat e rinj të mos ndikohen nga paragjykimet, sterotipet apo etiketimet që kanë ardhur nga një politikë e mbrapshtë e gjithë këtyre viteve duke vlerësuar dukagjinasit për kontributet por edhe bukuritë natyrore të alpeve.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“GJOBAT”, REAGON KËSHILLTARI MUSTAFA LICI
Artikulli tjetër4 NXËNËS TË “P.JAKOVËS” FITUES TË KONKURSIT INTERNACIONAL