“Me qëllim që përtej fjalëve të ketë mbështetje reale për vendin tuaj. Kemi pasur rastin të takohemi. Në tryezën e KE-së do të kemi rastin të debatojmë dhe të marrim vendime për Shqipërinë dhe Ballkanit në BE-së. Unë shoh tre shtylla, e para domosdoshmëria dhe dua ta shpjegoj, që të bien dakord si do ta mendojnë procesin e zgjerimit, cilat do të jenë reformat dhe cfarë zgjerimi duan vendet e BE-së që procesi të jetë i besueshëm. Ky është debati që do të kemi ne.

Dhe do ta shikoni shumë shpejt, që pasi të jemi konsultuar me vendet do të formuloj propozimet. Pika e dytë. KE bëri propozime për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Përsëri do ta kemi këtë debat dhe jemi këtu, KE duhet të jetë i qartë për orientimin dhe më pas do të kemi nevojë për konsultimin me vendet anëtarë dhe unë do të inkurajoj KE-në që të vendosë. Pika e tretë është kryesore.

Është thirrja dhe mobilizimi rreth tryezës për paktin për investimet në Ballkan. Me qëllim të inkurajohet zhvillim ekonomik që është kusht kyc për të cuar përpara bashkëpunimet rajonale, që mund të ndihmojmë. Ne pohojmë se fati i këtij vendi, Ballkanit, duhet të jetë drejt Europës, është bindje e fortë dhe kjo kërkon që të ketë angazhim për të vijuar përpjekjet për reformat për shtetin e së drejtës, luftës kundër krimit.

Është e nevojshme të vijohet dialogu dhe puna për besueshmërinë për lidershipin politik për vendet e përfshira, të kryejnë hapa përpara. Do të kemi kënaqësinë në Bruksel me rastin e Konferencës së Donatorëve, të organizoj një mbledhje për të dhënë këtë shtysë politike që KE-ja dhe unë vetë pas marrjes së detyrës me këtë prani këtu, dua të pohoj angazhimin për të ecur përpara” tha Presidenti i KE-së.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, MARKU: NË SHTËPI VEÇ FITORE NDAJ LAÇIT
Artikulli tjetërRAMA: FOLËM ME PRESIDENTIN E KËSHILLIT EUROPIAN EDHE PËR LUFTËN KUNDËR KÇK-SË