Në një postim të tij në Facebook, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka ndarë momentin e takimit të tij me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, gjatë vizitës së tij në New York për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në postim, Presidenti Begaj theksoi se ky takim erdhi në kuadër të Marrëveshjes së BBNJ-së, një iniciativë ndërkombëtare e rëndësishme për mbrojtjen e burimeve biologjike në detet dhe oqeane.

“Është kënaqësi të takohem me Presidentin Emmanuel Macron, një mik i mirë i Shqipërisë. Këtë herë takimi ynë ishte në kuadër të Marrëveshjes së BBNJ-së. Shqipëria i është bashkuar kësaj nisme, duke bërë të mundur hyrjen në fuqi të saj,” shkruan Presidenti Begaj.

Artikulli paraprakSHBA/ TË SHTËNA ME ARMË NË ZYRËN E IMIGRACIONIT NË DALLAS, TË PAKTËN TRE TË PLAGOSUR RËNDË
Artikulli tjetërSHKARKIMI I ERION VELIAJT, KËSHILLI I MINISTRAVE MBLIDHET TË ENJTEN NË ORËN 12:00