Konferenca e kryetarëve do të mblidhet sot në 12:30 për të vendosur datën e raundit të parë të votimit për presidentin e ri të vendit. Pritet të caktohet dhe seanca e votimit të raundit të parë.

PS ende nuk ka dalë me një emër konkret të propozuar si kandidat për postin e kreut të shtetit. Nga ana tjetër Enkelejd Alibeaj, i cili mori pjesë në negociata si kryetar I grupit parlamentar të PD-së nuk ka propozuar një emër. Ndërkohë që Sali Berisha kërkon që demokratët të mos marrin pjesë në negociata për presidentin pasi i quan farsë.

Po sot do të mblidhet Asambleja e PS. Rama ka shkarkuar 61 kryetarët e degëve të PS në Bashki dhe do të jetë Asambleja që do të nisë procesin e zgjedhjeve për të zgjedhur kryetarët e rinj të PS.

Nga ana tjetër do të zgjidhen edhe sekretarët ekzekutivë të PS në çdo bashki, të cilët do të merren me punët organizative të partisë.

Artikulli paraprakKUR U ZGJODH PRESIDENT/ BAMIR TOPI ZBULON BISEDËN E FSHEHTË ME BERISHËN NË 2007: MË THA SE ASKUSH TJETËR VEÇ MEJE…
Artikulli tjetërPSE 9 MAJI ËSHTË NJË DITË E MADHE PËR RUSINË DHE ÇFARË DO TË THOTË SHPALLJA E LUFTËS