
Aleksandër Ceferin, president i UEFA-s, ndodhet në kryeqytet ku është i ftuar nderi për të inauguruar impiantin më të ri në Shqipëri, “Air Albania Stadium”.
Numri një i qeverisë së futbollit europian ka pasur një agjendë të ngarkuar teksa fillimisht u takua me kryeministrin Rama, vizitoi më pas nga pranë “Shtëpinë e Futbollit”, u dekorua nga Presidenti Meta ndërsa tashmë është përpara mediave në një konferencë për shtyp:
“Gjithçka fillon nga investimi në infrastrukturë, skuadrat duhet të jenë më të forta. Futbolli shqiptar ka shumë talente, Shqipëria duhet të kalojë më tej. Me kryeministrin Rama do diskutojmë më tej, sonte jemi të përqëndruar diku tjetër”.






