Kryepeshkopi Anastas Janullatos në meshën për Krishtlindjen ka falenderuar Presidentin Ilir Meta për vendimin e dhënies së shtetësisë shqiptare. Në fjalën e tij, kryepeshkopi Janullatos krahasoi vendimin e Presidentit me “verën e cila sa më shume vjetërohet aq më shume vlera merr”!

Anastas Janullatos:

Dua tju vë në dijeni se dje se shefi i kabinetit të Presidentit Arben Cici, më dha një letër të Presidentit Ilir Meta ku mu vu në dijeni se mu dha shtetësia shqiptare Shpreha gazimin tim për këtë akt. falenderimet e mia për Presidentitn, shtova që qysh nga casti që u bëra kryepeshkop dhe erdha në Shqipëri ndihem si një nga qytetarët që ka përgjegjësi për këtë vend.

Ky vendim që mori presidenti gëzon mijëra ortodokse në mbarë vendin që presin të marrin prej shumë vitesh që të marrin këtë lajm. Përfundoj fjalën time duke thënë se disa gjëra, siç është vera kur shkon koha, ato përfitojnë vlerë më të madhe. Përvoja ime prej 25 vitesh, presidenti i përshkruan me mirësjellje brenda letrës, i shton rëndësi këtij vendimi që ka marrë.