Presidenti i SHBA, Joe Biden ka emëruar presidentin e ardhshëm të Kosovës, Jeffrey M. Hovenier. Nëse Hovenier do të miratohet nga Senati, do marrë postin e ardhshëm të ambasadorit.

Jeffrey M. Hovenier cili aktualisht shërben si zv.ambasador i Shteteve të Bashkuara në Ankara të Turqisë. Hovenier ka shërbyer gjithashtu në misionet e Shteteve të Bashkuara, në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru; në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Hovenier ka përvojë në Kosovë, pasi ka shërbyer në ekipin e të Dërguarit të Posaçëm të OKB për statusin politik, Martti Ahtisaari. Në vitin 2018, ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e nderoi zotin Hovenier me Medaljen Presidenciale Jubilare për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, “për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Nominimin e ambasadorit të ri e ka uruar edhe ambasadori aktual i SHBA-së në Kosovë, Philip S. Kosnett.

“Urime kolegut dhe mikut tim Jeff Hovenier për nominimin e tij si Ambasadori i ardhshëm i SHBA në Kosovë”, shkruan Kosnett.