Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka porositur bashkëqytetarët që të “ndalen së ankuari” për shkak të pandemisë, edhe pse ky vend prej ditësh po shënon rekorde të zeza sa i përket numrit të vdekurve dhe infektuarve me COVID-19.

Në Brazil të paktën 260 mijë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, dhe rreth 11 milionë tjerë janë infektuar me COVID-19.

Bolsonaro pretendon se situata nuk është edhe aq e rëndë. Madje nuk është ndalur me kaq, i ka ftuar bashkëqytetarët që të mos “ankohen” aq shumë.

“Edhe sa do të rrini ulur në shtëpi, dhe gjithçka tjetër të jetë e mbyllur? Askush më nuk mund ta durojë një situatë të tillë”, ka thënë Bolsonaro gjatë një tubimi në Brazil.