Presidenti Ilir Meta këtë të premte ka dekretuar ligjin për marrëveshjen me kompaninë Pfizer për prodhimin dhe furnizimin me vaksina anti Covid.

Sipas kësaj marrëveshje pritet që në vendin tonë në kuadër të situatës pandemike të vijnë 500 mijë vaksina.

“Shpalljen e ligjit nr. 102/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 29, datë 13.9.2021, “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021””, thuhet në dekret.

Dekretimi i ligjit ka ardhur pas miratimit të ligjit nga kuvendi nga PD dhe PS, ku 500

mijë vaksinat e Pfizer do të shërbejnë për vijimin e vaksinimit masiv në vend.

Artikulli paraprakKRIZA KLIMATIKE/ MBRETËRESHA ELIZABETH KRITIKON ASHPËR UDHËHEQËSIT BOTËRORË
Artikulli tjetërMSH: HUMBIN JETËN 10 PERSONA, MES VIKTIMAVE EDHE NJË 21-VJEÇAR. JA SA RASTE DITORE