Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar mëngjesin e sotëm teksa vijon numërimi i votave në të gjithë vendin, ku kryeson Partia Socialiste. Kreu i Shtetit flet për përzgjedhje të qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivaleve dhe bën thirrje për ruajtje të qetësisë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.

“Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit.

Numëruesit të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivaleve.

Të gjithë të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.

Çdo votë në kuti do numërohet dhe rinumërohet deri në fund. 🇦🇱”, deklaron Presidenti Meta.

Artikulli paraprakCELIBASHI: HISTORITË E KOMISIONERËVE TË LODHUR TË MARRIN FUND, DISKREDITUESE PËR VETË PARTINË! NUMËRIMI S’DUHET TË NDALET, TË ZËVENDËSOHEN
Artikulli tjetërNUMËROHEN 91 NGA 411 QV E QARKUT TË SHKODRËS, PD – LSI KRYESOJNË ME 53.3 TË VOTAVE, PS KA 43.1%, PSD SURPRIZA E VËRTETË E QARKUT