Presidenti i vendit Ilir Meta, me anë të një video në “Facebook” ka dërguar një mesazh të rëndësishëm për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Meta thekson se më datë 25 prill, do të jetë vota e qytetarëve që do të vendosë dhe jo parimi stalinist, “nuk ka rëndësi se kush voton, por numërojmë ne”.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Më 25 prill do të jetë vota e qytetarëve që do të vendosë dhe nuk do të jetë parimi ‘stalinist’, sipas të cilit nuk ka rëndësi se kush voton, por numërojmë ne.

T’i frymëzojmë të gjithë qytetarët që fuqia e tyre në demokraci është vota e tyre.

Vota e tyre zgjedh, vota e tyre ndëshkon, vota e tyre çon përpara demokracinë, e përmirëson dhe e forcon atë. 🇦🇱

Artikulli paraprakPROJEKTI I PARË NË RAJON NGA KESH DHE BERZH, BECI: ISHULL FOTOVOLTAIK LUNDRUES PRANË HEC-IT TË VAUT TË DEJËS
Artikulli tjetërKOKAINË, MARIJUANË DHE 36 MIJË EURO TË GATSHME, KATËR TË ARRESTUAR NË BOLONJA. MES TYRE TRE SHQIPTARË