Presidenti Meta publikoi në rrjetin social Facebook mesazhin e Atit te Shenjtë, Papa Franceskut, për audiencën e përgjithshme të së mërkurës të mbajtur në Sallën e Palit VI në Vatikan.

POSTIMI I METËS
Në audiencën e sotme të përgjithshme Papa Françesku u ndal tek “virusi i hipokrizisë”.
“Çfarë është hipokrizia? Është frikë përballë së vërtetës. Hipokriti ka frikë se mund të dalë në shesh e vërteta. I pëlqen më shumë të shtiret, sesa të jetë vetvetja. Shpesh hipokrizia fshihet në vendin e punës, ku ndokush përpiqet të shtiret si mik me kolegët, ndërsa nuk synon tjetër gjë, veçse t’i godasë mbas shpine. Në politikë nuk është gjë e rrallë të takohesh me hipokritë, të cilët jetojnë një jetë të dyfishtë, atë publike e atë private, që ndryshojnë si nata me ditën.
Nuk duhet t’i harrojmë kurrë fjalët e Zotit: ‘FJALA JUAJ LE TË JETË: PO, PO; JO, JO!”
Mesazh kaq aktual edhe për shoqërinë tonë!
Artikulli paraprakRAMA INTERVISTË PËR CNN: SHQIPËRIA DO PRESË 4000 AFGANË, FILLIMISHT DO VIJNË 2000
Artikulli tjetërAFGANËT NË SHQIPËRI, RAMA: NË LISTË EMRA GAZETARËSH E YJE FILMASH. SI MUND T’I LËMË KËTA NJERËZ NË BALTË?! KUR ISHA I RI SE KISHA MENDJEN TE POLITIKA, POR…