Atdhetari, intelektuali, politikani shkodran gjatë periudhës së rilindjes shqiptare Filip Çeka Suma është nderuar pas vdekjes me titullin “Kalorës I Urdhërit të Flamurit” nga Institucioni I Presidentit të Republikës. Këshilltari I presidentit Genci Muçaj vlerësoi angazhimin e Filip Çekës në çështjet kombëtare dhe ndërkombëtare, ku veçon veprimtarinë e tij atdhetare si anëtar I Lidhjes së Prizrenit.

Nipi I Filip Çekës, Engjëll Çeka tregon se si është përpjekur të ruajë shtëpinë dhe dokumentet në shtëpinë e vëllait të gjyshit të tij.

Në literature të ndryshme rezulton se Filip Çeka njihet si një nga organizatorët e përfaqësisë shkodrane që mori pjesë në Lidhjen e Prizrenit në vitin 1878. Në një tjetër dokument që vërteton pjesëmarrjen e Filip Çekësnë përfaqësine e Komitetit Ndërkrahinor të degës së Shkodrës është edhe ai I vëllezërve Çoba ku përmendet edhe emri I atdhetarit rilindas.