Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj zgjodhi Shkodrën si qytetin e parë pas Tiranës për të zhvilluar disa takime zyrtare. Gjatë vizitës së tij në Shkodër kreu i shtetit dekoroi me titullin “Nderi Kombit” gjimnazin e parë laik në Shqipëri “28 Nëntori” që këtë viti mbushi 100 vjetorin e krijimit të tij. Presidenti Begaj pasi dorëzoi këtë titull, vlerësoi shkollën “28 Nëntori” për kontributin e saj në këto 100 vite.

Drejtorja e shkollës së mesme “28 Nëntori” Albana Bushati falenderoi Presidentin Begaj për titullin “Nderi Kombit”.

Shkolla e mesme “28 Nëntori” hapi dyert për herë të parë në tetorin e vitit 1922 teksa asokohe kishte 37 nxënës dhe 5 mësues. Gradualisht kjo shkollë, e para laike në vend u kthye në një pikë referimi për arsimin shqiptar.

 

Artikulli paraprakPRESIDENTI BEGAJ TAKON DREJTUESIT VENDOR TË SHKODRËS
Artikulli tjetërBIBLIOTEKA “MARIN BARLETI” PASUROHET ME 360 TITUJ