Nga shkodra ish-presidenti I shqiperise Alfred Moisiu u shpreh se eshte pro zgjedhjes se presidentit nga populli.

Ai deklaroi se presidenti nuk mund te jete pazar i forcave politike . I pyetur nese duhet te votohet reforma ne drejtesi, ish presidenti moisu tha se pa drejtesi nuk mund te kemi shtet. Ai beri apel klases politike te heq dore nga interesat partiake dhe te mendojne per te ardhmen e shqiperise. Keshilla e ish-presidentit per shqiptaret duke qene se po afron viti zgjedhor eshte qe te mos votojne me sipas mendesise se vjeter, per politikanet apo partite por te zgjedhin programin qe shohin me te besueshem dhe me afer interesave te tyre si qytetare te ketij vendi.