Deputetja socialiste, Mimoza Hafizi, tha sot se në një javë nga lancimi i peticionit për zgjedhjen e presidentit nga populli numri i nënshkruesve ka arritur 9000, sipas saj një rekord.

Por megjithatë Hafizi thotë se grupet parlamentare nuk janë shprehur ende. “Miq, numri i firmave në peticionin tonë online, që bën thirrje për zgjedhjen e Presidentit të Republikës nga populli, i ka kaluar 9000. Numër rekord i arritur në një javë. Dhe ende grupet parlamentare nuk janë shprehur. E pranojnë zgjedhjen e Presidentit nga populli? Le t’ia shpjegojnë qytetarëve! Mijërave që janë shprehur me votë e komente: Po, duam që Presidentin e Republikës ta zgjedhim ne!”, shkruan Hafizi në facebook. Ajo shton se peticionet online konsiderohen edhe nga parlamenti gjerman pas nënshkrimit nga 50 mijë vetë dhe iu bën thirrje qytetarëve të vazhdojnë ta nënshkruajnë. “Peticionet online janë formë e njohur e proceseve demokratike. Parlamenti gjerman është i detyruar të konsiderojë një peticion të nënshkruar nga 50.000 vetë, në 4 javë. Një vend me 80 milionë banorë! Po te ne, pse hesht politika? Çfarë do u thotë mijëra shqiptarëve që nënshkruajnë pafund brenda një jave? Vazhdoni votoni! Trembeni politikën e vjetër! Shpërndajeni kudo këtë link. Ushtroni demokracinë direkte! Vendosni vetë për fatin e vendit tuaj!”, shprehet Hafizi, e cila bashkë me deputetin Ben Blushi kanë ndërmarrë këtë iniciativë duke dorëzuar madje në kuvend edhe një projekt amendament