Në një ceremoni solemne, në ambjentet e Hotel Colosseo, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z, Bujar Nishani është nderuar me titullin e lartë, “Nderi i Qarkut të Shkodrës”.

Titulli është dorëzuar nga Kryetarja e Qarkut të Shkodrës, Znj. Greta Bardeli (Gjoni) e cila gjatë fjalës së saj u ndal tek kontributi i presidentit Nishani në rajonin e Shkodrës, si një vlerë e shtuar në kontributin e vyer për zhvillimin e mëtejshëm të këtij rajoni. Nga ana e tij, Presidenti nishani, vlerësoi këtë titull, si një mbështetje e mëtejshme në punën e institucionit që ai përfaqëson por edhe si një nderim që i bëhët nga një qytet, që ka një vlerë të cmuar në historinë e kombit. Të pranishëm në dorëzimin e titullit “nderi i Qarkut Shkodër” për presidentin e Republikës, kanë qënë drejtues të lartë të pushtetit vendor, deputetë të parlamentit, përfaqësues të klerit në Shkodër dhe miq dhe të ftuar.

Artikulli paraprakFSHEHËN DROGËN NË KOFANON E MAKINËS, NË PRANGA 2 SHQIPTARË
Artikulli tjetërREFORMA NË DREJTËSI/ RAMA PRET AMBASADORËT LU DHE VLAHUTIN