Romë, presidenti Bujar Nishani zhvillon vizitë zyrtare në Urdhrin Sovran të Maltës Nishani merr dekoratën më të lartë të Urdhrit: “Collare pro Merito Melitens”

Presidenti Nishani zhvilloi një vizitë zyrtare në Urdhrin Sovran të Maltës, ku u prit nga Princi dhe Mjeshtri i Madh i Urdhrit, Lartësia e Tij Më e Shquar, Fra’ Matthew Festing. Nishani vlerësoi u ndihmën dhe mbështetjen që Urdhri Sovran i Maltës, vullnetarët e tij kanë dhënë për njerëzit në nevojë kryesisht në zonat e varfra e të thella të veriut të Shqipërisë. Vizita në Romë, pikërisht në Urdhrin Sovran të Maltës, renditet prej kreut të shtetit tek ato që i jep nder dhe privilegj. Kreu i shtetit shqiptar dhe mjeshtri i madh i urdhrit zhvilluan një takim të ngushtë që i parapriu atij mes dy delegacioneve. Ai shprehu mirënjohjen e thellë të Shqipërisë e shqiptarëve për ndihmën që urdhri ka dhënë e jep për vite me radhë zonave më të thella të vendit. Presidenti Nishani: “Shpreha mirënjohjen e thellë, timen personale dhe të shqiptarëve, për të gjithë atë ndihmë të pakursyer dhënë për shtresat në nevojë e në vështirësi sociale dhe ekonomike. Qindra vullnetarë të Malteser Albania nuk kanë reshtur së ndihmuari njerëzit e grupet shoqërore në nevojë, veçanërisht në zonat e veriut të vendit, të cilat kanë qenë zonat më të varfra dhe të braktisura nga vëmendja njerëzore e shtetërore për një kohë të gjatë. Dy bashkëbiesduesit velrësuan lart bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Urdhërit të lartë të Maltës në themel të të cilit qëndrojnë vlerat e virtytet e solidaritetit për njerëzit në nevojë. “Ndihma në fushat e shëndetësisë, arsimit dhe ndihmës sociale, por edhe në përballimin e emergjencave civile, si dhe kontributi në përballimin e fluksit të refugjatëve nga Kosova në vitin 1999, nuk do të harrohet kurrë nga shqiptarët dhe do të jetë një themel i fortë e i qëndrueshëm i miqësisë mes tyre dhe Urdhrit Sovran të Maltës” – u shpreh Presidenti i Republikës… “Vlerat dhe fryma e solidaritetit për njerëzit në nevojë të Urdhrit Sovran të Maltës, më sjellin ndërmend kontributin e shquar të shqiptares Nënë Terezës, e cila pre 4 shtatorit të këtij viti na lumturon si Shën Tereza e Kalkutës. Këto vlera e virtyte na bashkojnë më shumë se kurrë sot me Urdhrin Sovran të Maltës dhe vullnetarët e tij në ndihmë të njerëzve në nevojë”. Në fund të vizitës zyrtare, Presidenti Nishani u dekorua nga Princi dhe Mjeshtri i Madh i Urdhrit Sovran të Maltës, Lartësia e Tij Më e Shquar, Fra’ Metthew Festing, me dekoratën më të lartë të Urdhrit: Collare pro Merito Melitensi; për kontributin e dhënë në forcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve mes Urdhrit Sovran të Maltës dhe Republikës së Shqipërisë.