
“Po rrezikohemi ndjeshëm nga krimi i organizuar”. Kështu iu drejtua Presidenti i Republikës Bujar Nishani pedagogëve dhe studentëve të universitetit “Luigj Gurakuqi.
Shqiptarë kanë mungesë besimi nga padrejtësitë në sistemin e drejtësisë dhe dekurajohen kur shohin se si ngrihet në hierarki krimi i organizuar. I pyetur për çështjen e cannabisit në Shqipëri presidenti Nishani pranoi se shërbimet intiligjente të huaja janë të shqetësuara dhe për këtë shumë shpejt do të thërrasë Këshillin Kombëtar të Sigurisë. Presidenti Nishani kaloi përtej protokollit në takimin e tij në universitetin e Shkodrës duke folur hapur për disa prej çështjeve kryesore që mund të ndikojnë në pengimin e antarësimit të Shqipërisë në BE.


