Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur në fjalën e tij në forumin e Shkupit se besimi është shumë i rëndësishëm pasi sipas tij vetëm kështu nuk ka paragjykime.

Vuçiç tha se më 1 janar 2023 nuk do të kemi më kufij në vendet tona dhe nuk do të ndalohet më askush në kufij.

“Mendoj se Zoran i përfshiu të gjitha, ndaj vlerësoj nuk ka diçka të veçantë që mund të shtoj por megjithatë do të përpiqem të them disa gjëra të reja. Kur e nisëm këtë nismë, të gjithëve neve na u duk diçka me e mirë për të ardhmen që do t’i ndryshojë gjërat në Ballkan.

Ne jemi të aftë të vendosim për veten dhe të përmirësojmë jetën e bashkatdhetarëve tanë. Ne duhet të kemi besim të plotë te njëri-tjetri. Vetëm kështu nuk do të shikojmë të keqe apo qëllim të fshehtë në propozimet tona. Më 15 tetor do të takohemi në Beograd dhe pastaj do të kemi një tjetër takim në Shqipëri”, ka thënë Vuçiç.