Basania ia ka dalë të shpëtojë sezonin e saj, duke siguruar mbijetesën në Kategorinë e Dytë. Një objektiv i arritur me sukses ky, pavarësisht se ata e nisën me pretendime të tjera. Presidenti i Basanias, Ermir Shimaj foli për këtë sezon të ekipit të tij, ku tha se e konsideron një mbyllje me seriozitet dhe dinjitet të parin vit debutues në Kategorinë e Dytë.

Shimaj foli edhe për të ardhmen e Basanias, ku tha se në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Bashkinë Vau-Dejës do të ndërtohet një fushë e re sportive.

Basania e mbylli kampionatin në vendin e dhjetë me 21-pikë të grumbulluara në 22-ndeshje, ku ka marrë pesë fitore, gjashtë barazime, si edhe 11-humbje.

Artikulli paraprakKREMTOHET MESHA E SHENJTË E “ ZOJËS SË SHKODRËS”
Artikulli tjetërILIR META: KRENAR QË SI KRYEMINISTËR REALIZOVA SUPERSTRADËN LEZHË-SHKODËR, KJO QEVERISJE E URREN VERIUN E VENDIT